Një aksident është regjistruar në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz, në tentativë për të shmangur një fëmijë që po kalonte rrugën, ka përplasur dy mjete të tjera.
Nga përplasja është lënduar lehtë një fëmijë 8-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital për kontroll mjekësor.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme materiale në automjetet e përfshira.





