Vlore,14 gusht 2013-Dhjetra objekte ne bregdetin e Vlores jane rrenuar nga fadromat e Policise Bashkiake ne bashkepunim me Inspektoriatin ndërtimor. Aksioni filloi nga zona e Petrolifierës deri në ish-Kampin e Pionierëve në Plazhin e Vjetër, duke shembur lokale, kabina plazhi e deri restorante.

Ndërkohë që në zonën e Plazhit të Vjetër policia bashkiake hoqi e të gjitha çadrat e vendosura pa leje. Nje pjese e këtyre objekteve ishin ndertuar duke demtuar pyllin."Eshtë një proces, i cili do të vazhdojë gjatë gjithë vijës bregdetare", tha Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë së Vlorës.Aksioni per pastrimin e zones bregdetare nga ndertimet e paligjshme, do te perfshije edhe objektet me leje, por qe cenojne planin rregullues te qytetit, si edhe ato me leje provizore, apo qe kane hyre ne proces legalizimi."Do të iniciojmë më pas, gjatë ditëve në vazhdim edhe ndërtimet me leje që bien ndesh me planet rregulluese dhe me perspektivat e zhvillimit të zonës së Vlorës", tha Gjika.Kryetari i Bashkise, zoti Shpetim Gjika shprehet se aksioni per prishjen e objekteve ne vijen bregdetare po kryhet me veshtiresi te medha, per shkak te gjendjes financiare me te cilen po perballet institucioni."Ne kemi gati tre muaj që nuk paguhemi, administrata e Bashkisë nuk paguhet jemi në vështirësi të mëdha logjistike", tha Gjika.Tre jave me pare mjetet e Policisë Ndertimore prane Bashkise se Vlores shemben 130 objekte pa leje ne zonen e Radhimes. 

/ Top Channel/