Takimi në Tiranë është për të shpëtuar karrierën politike të Kovaçevskit dhe Ahmetit, të mbështetur nga Apasiev, i cili luan një patriot të rremë, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti akuzojnë kryeministrin Kovaçevski se nuk i pengon takimi në Tiranë edhe pse, sipas tyre, çështjet maqedonase diskutohen jashtë vendit. Këtë takim sipas VMRO-së, Kovaçevski e sheh si gomë për të shpëtuar karrierën e tij politike, përcjell Klan Maqedoni.
“A është takimi në Tiranë me kërkesë të Kovaçevskit? Cili do të jetë rezultati i takimit në Tiranë, a do t’i mësojë Ahmeti në Tiranë axhendën e gjelbër apo do t’i sjellë një platformë të dytë të Tiranës Kovaçevskit, i cili për të shpëtuar veten duhet ta pranojë atë? Marrëveshja e vetme që duhet të jetë mes të gjitha partive politike në Maqedoni, jo në Tiranë, është bashkimi kundër krimit të LSD-së dhe BDI-së dhe një marrëveshje për zgjedhjet që të vendosë populli”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.