Policia e Pordenones ka goditur një bandë të rrezikshme kriminelësh shqiptarë, që merreshin me vjedhjet e vilave dhe banesave në të gjithë Italinë veriore.
Këtë mëngjes, agjentët thonë se kanë arrestuar 3 shqiptarë, që dyshohet se janë përgjegjës për 66 vjedhje në zonat e Pordenones dhe Trevisos. Shuma e sendeve të vjedhura shkon deri në 2 milionë euro.
Në banesë u gjetën armë e municione, që shqiptarët ishin gati t’i përdornin në rast të ndonjë sulmi të mundshëm të banesës.
Të arrestuarve iu janë sekuestruar po ashtu shufra floriri, orë të shtrenjta, para kesh, bizhuteri. Policia italiane ka zbardhur se mjaft prej objekteve te grabitura ishin transferuar në Shqipëri e ricikloheshin në para.





