Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e 44-vjeçarit durrsak që i grabiti 3 ditë më parë çantën me 6 milionë lekë të vjetër një punonjësejer të Ujësjellësit në kryeqytet.

I arrestuari është Afrim Serjani, 39 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Durrës.

Nga informacionet e marra në rrugë operative dhe veprimet procedurale, u bë e mundur gjetja e automjetit tip “Renault” me targë AA903GX dhe automjeti tip “Opel” me targë AA481LB, mjete që dyshohet të jenë përdorur nga autori dhe bashkëpunëtori i tij.

Nga këqyrja e automjetit tip “Renalult”, u gjet një kuti plastike ku në brendësi kishte një shumë parash metalike me një vlerë të përgjithshme prej 5046 lekësh të rinj.

Ngjarja

Ngjarja për të cilën është shpallur në kërkim 44-vjeçari nga Durrësi me inicialet  E.(A.)Sh., ka ndodhur më 15 korrik në Babrru Kamëz, rreth orës 07.30 të mëngjesit.

Në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia”, nën kërcënimin e thikës, autori i ka marrë me dhunë nga dora çantën shtetases M. Ll., 54 vjeçe, banuese në Babrru, punonjëse e Ujësjellësit, ku brenda çantës dyshohet se kishte rreth 6 milonë lekë të vjetër.

Policia thotë se po punon intensivisht për kapjen e 44-vjeçarti durrsak, të shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje.

S.L.