Dy grabitës janë arrestuar nga Policia e Cërrikut ditën e sotme. Ata janë Leonard Pepa, 25 vjeç dhe Roni Plaku, 31 vjeç, banues në Shalës dhe Pajovë të Peqinit, të cilët akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, më 14 korrik, në fshatin Shalës dyshohen të kenë vjedhur dyqanin e shtetasit B.P., ku dyshohen të kenë marrë 600.000 lekë dhe një sasi kartash rimbushëse.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 60.000 lekë si dhe 8 karta rimbushëse.
Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të identifikuar.





