Tre shtetas janë shpallur në kërkim, mes tyre një grua pasi akuzohen se kanë vjedhur 9 mijë euro nga kasaforta e një zyre avokatie në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më datë 28 gusht ku të tre në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur shumën monetare.

Bëhet fjalë për shtetasit Elton (Fatjon) Lika, 40 vjeç, Armalind Rrokaj, 51 vjeç, dhe Eljona Rrokaj (Nelaj), 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Sakaq në banesën e 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Njoftimi i policise:

Vodhën një shumë parash, në një zyrë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen 30 mijë euro, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se në një zyrë, disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Office”.

Në kuadër të tij u shpallën në kërkim shtetasit:
– E. (F). L., 40 vjeç, A. Rr., 51 vjeç, dhe E. Rr. (N)., 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.