Një shtetas 33- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, nën akuzën e vjedhjes. Bëhet fjalë për Mario Kapidanin, i cili më datë 08.08.2016, në bashkëpunim me L.A, kanë vjedhur banesën e shtetasit I.A. 58 vjeç. Sipas të dhënave, Kapidani është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Ndërkohë, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrësit, po punojnë për kapjen e shtetasit L.A, 58 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim", parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.