Komisariati i Policisë Shijak arrestoi shtetasin T. Z., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe po punon për kapjen e shtetasit F. Ll., 27 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 17.11.2024, dy të rinjtë kanë vjedhur bateritë e 4 mjeteve të tonazhit të rëndë, në pronësi të një firme që po kryen punime në një segment rrugor në Shijak.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit T. Z. iu gjet dhe sekuestrua një shumë parash që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e baterive të vjedhura.

Gjithashtu, u sekuestrua një automjet i dyshuar i përdorur gjatë vjedhjes, të cilin shtetasi T. Z. e drejtonte pa qenë i pajisur me leje drejtimi.