Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak vunë në pranga shtetasit E. Sh., 35 vjeç, E. C., 20 vjeç, A. N., 30 vjeç dhe I. D., 34 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur materiale, në një hekurudhë në ndërtim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.