Policia ka arrestuar në flagrancë 4 të rinj të cilët vodhën me dhunë 200 euro dhe 2 celularë, dy shtetasve të huaj.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.A, 19 vjeç
S.P, 17 vjeç
K.A, 22 vjeç
R.Sh, 21 vjeç
, banues në Bilisht dhe në fshatin Pilur, Devoll.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në afërsi të qytetit të Bilishtit, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë 200 euro dhe 2 aparatë celularë dy shtetasve të huaj.

Ndërhyrja e Policisë bëri të mundur kapjen e arrestimin në flagrancë si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të tyre.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.