Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasit E. R., 46 vjeç dhe V. W., 29 vjeç.
Të dy shtetasit në fjalë, banues në Kavajë, akuzohen se kanë vjedhur në dy shtëpi, pajisje, bizhuteri dhe shuma parash.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasit:
-E. R., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje dhe bizhuteri, në një banesë në lagjen nr. 3;
-shtetasin V. W., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë”,– njpfton policia.
Punohet për kapjen e të dy shtetasve.





