Dy të rinj, një vajzë dhe një djalë janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë vjedhur rroba në dyqane.

Në pranga janë vendosur shtetasja S.T. dhe shtetasi A.T. të moshës 22 vjeç, pasi kanë vjedhur në dy dyqane rrobash në një qendër tregtare.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – S. T., 22 vjeçe dhe A. T., 22 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi kanë vjedhur në dy dyqane rrobash, në një qendër tregtare.