Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës, të dyshuar si autorë të vjedhjes së një banese.
Të arrestuarit janë Denis Bitri 22 vjeç dhe Sajmir Bitri 26 vjeç banues në Peshkopi.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Laçes kanë vjedhur banesën e një 55-vjeçari.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.





