Policia ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për disa vjedhje të kryera në qytetin e Elbasanit.

Në pranga ka rënë:

  • Oltion Beshiri, 36 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për 4 vjedhje gjatë muajit mars.
  • Irini K, 62 vjeçe, DHE Marjus Hoxhalli, 30 vjeç banues në Korçë.

Policia bën me dije se arrestimi i tyre, u bë pasi në Lagjen "5 Maji", në bashkëpunim me njëri – tjetrin janë kapur duke vjedhur në një supermarket në pronësi të shtetasit S.D., banues në Elbasan.

Vjedhjet e dokumentara të shtetasit Oltion Beshiri

Më datë 26.03.2018 në Lagjen “Dyli Haxhire” ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Ll.G.

Më datë 13.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “11 Nëntori” Elbasan , dyshohet të ketë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases A.H.

Më datë 17.03.2018,  gjatë natës, në Lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje magazinën e shtetasit L.Z.

Më datë 23.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan, dyshohet të ketë vjedhur me thyerje lokalin “Bar Kafe” të shtetasit A.H.