Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, pasi në maj të këtij viti kanë vjedhur një shumë parash në një agjenci udhëtimi.

Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë përfunduar shtetasit me iniciale: B. M., 31 vjeç dhe M. F., 38 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim B. M., 31 vjeç dhe M. F., 38 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin maj të këtij viti, kanë vjedhur një shumë parash, në një agjenci udhëtimesh.”, thotë policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.