Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit i kërkoi SPAK që të arrestojë autorët e vërtetë të inceneratorëve, për të cilët thotë se u vodhën 430 mln euro.

“Mos i lini makinat e policisë të kthehen bosh në mes të natës, por kthejini me zyrtarë në pranga në duar”, tha Basha.

“Paradoksi i dikujt që duhet të ishte para drejtësisë është mbi drejtësinë do të zgjasë edhe pak. Por qëndrimi ynë është i qartë, çdo punonjës i SPAK dhe BKH që është nën presion nga Rama duhet ta dijë, se kanë mbështetjen e PD dhe opozitës në shkuarjen deri në fund të kësaj afere, ka mbështetjen e taksapaguesve shqiptare bashkë me aleatët tanë euroatlantik. Zonja dhe zotërinj të SPAK bëni detyrën tuaj, komisioni hetimor i ka nxjerrë hapur fajtorët e vjedhjes së shekullit., Mos i lini makinat e policisë të kthehen në mes të natës bosh, por kthejini me zyrtarët me pranga në duar, nga i pari tek i fundit”, deklaroi ndër të tjera Basha.