29 gusht 2015 – Një punonjës i Postës Shqiptare në Krujë, ka përfunduar në pranga pasi ka vjedhur 1.5 milionë lekë. Hasan Guni, 34 vjeç nga Kruja, e ka realizuar vjedhjen gjatë rrugës që po bënte nga Fushë-Kruja në Krujë për të kryer transportin e parave. Ai ka marrë sasinë e lekëve duke lënë ambalazhin bosh.
“Shtetasi i mësipërm, punonjës i Postës Shqiptare Krujë, shoqërues i vlerave monetare, ka vjedhur shumën e 153.193 lekëve, të cilat i kishte marrë në degën e postës Fushë-Krujë për t’i dorëzuar në degën e postës Krujë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/