Vodhi 4 biçikleta gjatë 2 javëve të fundit në qytetin e Durrësit, identifikohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, me precedent penal për të njëjtin krim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas disa denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të biçikletave të tyre, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar shtetasin Kristo Myftari, 40 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë muajit shtator 2023, ka vjedhur në lagjet nr. 4, nr. 5 dhe nr. 17, biçikletat e 4 shtetasve të ndryshëm.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 biçikleta të vjedhura.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer Myftari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme





