Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi ka kryer vjedhje në hotelet e zonave turistike.

Britanikja "The Sun", raporton se 24-vjeçari shqiptar ka bastisur të paktën 50 dhoma, duke vjedhur laptopë dhe telefona të turistëve.

24-vjeçari ka përdorur karta elektronike për të hyrë në dhomat e hoteleve dhe banesave në Majorka, Barcelonë dhe Ibiza.

Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet i ditur por hetimi për të është ende në vazhdim pasi ai është akuzuar për 50 vjedhje, ndërsa hetimi është ende në vazhdim.