11 gusht 2015 – Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë të martë administratoren e një agjencie turistike, nën akuzën e mashtrimit. Sipas burimeve policore lokale, e arrestuara Arnisa Kopliku, 28 vjeçe, është denoncuar nga tre persona, të cilëve u ka marrë shuma të konsiderueshme parash për bileta avioni e më pas i ka anuluar.

Kopliku, administratore e agjencisë “Magic Horizons”, akuzohet se ka marrë nga qytetarët 5.800 euro, konkretisht 3.100 njërit prej tyre dhe nga 1.350 euro dy të tjerëve.

Materialet procedurale në ngarkim të Arnisa Koplikut i kanë kaluar prokurorisë së Shkodrës, e akuzuar për veprën penale të “mashtrimit”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/