Policia e Sarandës ka identifikuar dhe vënë në pranga të dyshuarin si autor të vjedhjes së një sasie parash në një hotel në Ksamil. Arif Mance, 38 vjeç, banues në Tiranë, është identifikuar përmes pamjeve filmike si autor i vjedhjes së një shume prej 6000 eurosh në hotelin “Koko” në qendër të Ksamilit.
Ai ka vepruar i vetëm, por ka qenë i pakujdesshëm për t’u fshehur nga kamerat e sigurisë.
Mance rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë, i arrestuar dhe dënuar disa herë për vjedhje në Tiranë, Laç dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Policia e Sarandës po vijon hetimet për të zbuluar nëse Mance mund të ketë kryer vjedhje të tjera në Sarandë dhe Ksamil.