Një 29-vjeçar u arrestua nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar “Saga” pasi dyshohet për një seri vjedhjesh.

I arrestuari është shtetasi Teki Halilaj, 29 vjeç, i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve edhe në Tiranë.

“Konkretisht, në kuadër të operacionit “Saga”, u ndalua shtetasi T. H., 29 vjeç, banues në Skrapar. Ditën e djeshme, në lagjen nr.13, ai ka vjedhur automjetin dhe celularin e shtetasit A. Sh., ndërsa në një hotel në lagjen nr. 14, ka vjedhur çantën me para dhe me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, shtetasit A. T.. Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 29-vjeçari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje”, njoftoi Policia.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”, për arrestimin e një shtetasi me precedent të theksuar për vjedhje në disa qarqe.

Vodhi një automjet në lagjen nr.13 dhe shkoi drejt Elbasanit, kapet dhe arrestohet brenda pak orësh, si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Elbasanit, 29-vjeçari.

Në të njëjtën ditë, 29-vjeçari vodhi një celular dhe çantën me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, në një hotel në lagjen nr.14.

I arrestuari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimeve të 2 shtetasve se më datë 14.08.2024, iu ishin vjedhur automjeti dhe sende personale, Komisariati i Policisë Durrës identifikoi autorin dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me Policinë e Elbasanit, u mundësua brenda pak orësh arrestimin e tij, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin që kishte vjedhur.

Konkretisht, në kuadër të operacionit “Saga”, u ndalua shtetasi T. H., 29 vjeç, banues në Skrapar. Ditën e djeshme, në lagjen nr.13, ai ka vjedhur automjetin dhe celularin e shtetasit A. Sh., ndërsa në një hotel në lagjen nr. 14, ka vjedhur çantën me para dhe me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, shtetasit A. T.. Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 29-vjeçari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje.

Sekuestrohen makina, dy telefona, një medalion floriri, një parfum, zyze qe dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.