Një 37-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi kishte vjedhur një televizor, një shumë parash dhe sende të tjera, në banesën e një personi që ndodhej në Greqi.
Por pas denoncimit, policia ka identifikuar autorit, që rezulton se kishte vjedhur dhe disa banesa të tjera.
Gjithashtu në momentin që policia ka shkuar për ta arrestuar 37-vjeçari ai ka përplasur derën duke thyer xhamin dhe ka tentuar të largohej, por nuk ka mundur të ikë.
37-vjeçari është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës.
Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtua nga xhamat gjatë prangosjes së autorit të vjedhjes.
Pas mjekimit, 37-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.