Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar, në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”.
Bëhet me dije se në pranga ka përfunduar 33-vjeçari me iniciale S.Xh., banues në Laç, pasi në datat 4, 5 dhe 7 tetor, ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë.
Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës.
Vodhi në mënyrë të përsëritur, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara nga denoncimet për raste vjedhjesh në supermarkete, të adresuara ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-S. Xh., 33 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi në datat 4, 5 dhe 7 tetor, ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





