Arrestohet autori i vjedhjeve të dy banesave në Durrës, konkretisht në zonën e Plazhit.

Bëhet fjalë për të riun Klajdi Caushaj 20 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se 20-vjeçari është autor i vjedhjeve të mëposhtme:

1.Më datë 28.12.2016,  në lagjen nr.13, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasve I.Zh. dhe L. F.

2.Më datë 30.12.2016 në lagjen nr.13, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit E.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.