Itali, 22 korrik 2014 – Karabinierët e qytezës së Vila Liternos, afër Kazertës (Napoli) arrestuan shqiptarin Shaqir Sula, 36 vjeç, sepse ju kap një çantë në të cilën ndodheshin dy celularë të vjedhur. Nga kontrolli rezultoi se edhe makina, që po drejtonte Shaqiri, ishte e vjedhur.
Ai tentoi të shpëtonte duke u përleshur me karabinierët, por gjithsesi u prangos. Shaqiri ka disa precedentë penalë në Itali si psh ai i tetorit 2013, në qytezën e Marcianizes po afër Napolit, ku Shaqiri dhe Adrian Lleshi u arrestuan, sepse u gjetën në një BMW seria 1 të vjedhur dhe në bagazhin e makinës kishin pajisje për vjedhje me thyerje.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





