Një 33-vjeçar është arrestuar në Librazhd, pasi akuzohet për një seri vjedhjeshe.
Rasti i fundit është vjedhja që autori kreu gjatë natës në një market, ku kishte mundur të hynte pasi kishte thyer derën, me sende të forta.
Gjithashtu 33-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Librazhdit, konkretisht:
-Më datë 24.04.2023, ka vjedhur 2 varëse floriri, në një banesë;
-Më datë 24.03.2023, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash, në kasafortën e një servisi;
-Më datë 18.02.2023, ka vjedhur bizhuteri të ndryshme, në një banesë;
-Më datë 04.02.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.





