Gjykata ka lënë në burg infermierin e Urgjencës së Korçës, Nikolin Ciko.

43-vjeçari u arrestua pak ditë më parë në operacionin policor të koduar “Farmacisti”.

Ciko vodhi një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.

Pas arrestimit, Ciko u shpreh se i kishte vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, gjithashtu ka shtuar se ka edhe një kredi për të shlyer.