Balerina Kristjana Ibro, e ndaluar dje për vjedhjen e telefonit të burrit me të cilin kaloi natën ka dhënë versionin e saj në polici.
Balerina, që u arrestua pas denoncimit të 46-vjeçarit L. S., se ajo i kishte vjedhur “IPhone 6S”, ka thënë se akuza nuk është e vërtetë. “GSH” shkruan sot se Ibro ka deklaruar në polici që personi në fjalë ia kishte falur vetë celularin.
18-vjeçarja mohon t’i ketë vjedhur telefonin 46-vjeçarit me të cilin kishte lidhje intime.
Dje policia njoftoi se Ibro pasi kishte kaluar natën në shtëpinë e 46-vjeçarit, në orët e para të mëngjesit është larguar duke marrë me vete dhe telefonin e tij model iPhone 6S.
Vajza me origjinë nga Korça e njohur ndryshe si ‘Kristjana Sexobeat’ është diskutuar shpesh në rrjetet sociale, për shkak të fotografive nudo që publikonte në profilin e saj.
Edhe për policinë emri i saj nuk ka qenë gjithashtu i panjohur, pasi më parë është dënuar për drejtim mjeti pa pasur patentë.





