Adoleshenti kapet mat nga policia me 25 metra kabull elektrik që e kishte vjedhur në një banesë.
Burime nga policia njoftojnë se kanë vënë në pranga 17-vjeçarin me iniciale E.N., banues në Durrës, pasi “Në lagjen nr. 16 është kapur nga Shërbimet e Policisë, me 25 metra kabull elektrik të vjedhur në banesën e shtetasit I.S. 49 vjeç.”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja”.