Një 16-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës në lagjen “Pavarësia 3”, pasi dyshohet për vjedhjen e një kulete me shumë të madhe parash.

Veprimet proceduriale për arrestimin e të miturit u kryen në praninë e prindit të të miturit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Policia po kryen hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer i mituri i cili ka edhe precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim.