Policia e Tiranës ka arrestuar të mërkurën një 20-vjeçare, e akuzuar për mashtrim dhe vjedhje.
Elca Kazanxhiu, banuese në Tiranë, ka deklaruar se ishte rrëmbyer më datë 19 janar 2016 në banesën e saj dhe ishte mbajtur në një bodrum në Tiranë, bëjnë të ditur burimet policore.
Gjithashtu në orën 13:00, shtetasja A. A. (kunata e së ndaluarës), 28 vjeçe, banuese në Tiranë, ka kallëzuar se e arrestuara i kishte vjedhur në banesë një shumë prej 80 mijë lekësh.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.