Një 27-vjeçar është ekstraduar nga Italia, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë. Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se bëhet fjalë për Jonus Stafën, lindur në Peshkopi.

Më datë 28 maj të vitit të kaluar Stafa i ishte caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër masa “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale, “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim. Të njëjtat burime pohuan se më datë 20 maj të vitit 2014, rreth orës 21:00, shtetasi N. H., në bashkëpunim me Jonus Stafën, banues kanë vjedhur me dhunë shtetasin O. Ç, banues në qytetin Peshkopi, ku i kanë marrë një shumë lekësh dhe një celular.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.