Një shtetas 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një shume prej 13 milionë lekësh të vjetra në një pulari.
“Ka qenë shtetasi A.D, 52 vjeç, që ka bërë një kallëzim në polici, se gjatë natës në biznesin privat (pulari) në fshatin Radostinë të Fierit, një person i pa njohur ka hyrë në zyrat e tij dhe i ka vjedhur një shumë prej 13 milion lekë të vjetra”- njofton policia.
Sapo mori dijeni për ngjarjen, policia nisi hetimet dhe arrestoi të dyshuarin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.





