Ju ndodh të pendoheni ndonjëherë për veprimet që keni bërë në të kaluarën? Me siguri që po pasi kështu i ka ndodhur edhe një hajduti që 25 vite më parë kishte vjedhur para dhe pas kaq shumë kohësh u paraqit në një Komisariat policie.

Ngjarja ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi dhe sipas mediave helene 48-vjeçarri rrëfeu para autoriteteve se kishte kryer një grabitje në një degë bankare në vitin 1996.

Asokohe si ishte student dhe arriti të grabiste 450,000 dhrahmi nga arkëtari i bankës. Sot, kaq vite më vonë, 48-vjeçari ndjeu se kishte ardhur koha që ai të kërkonte falje dhe të kthente shumën prej 1330 eurosh në bankë përmes Policisë.

Ai u shpjegoi oficerëve të policisë arsyet që e çuan atë të bënte këtë rrëfim shumë vite më vonë. Për grabitjen specifike të vitit 1996 Policia thotë se Autoritetet e Sigurimit kishin identifikuar një person tjetër si të përfshirë, i cili përfundimisht doli se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Raportohet se 48-vjeçari kishte përshkruar me detaje se si e kreu grabitjen, duke pretenduar se ishte vetëm. Ai i dha arkëtarit një shënim në të cilin deklaroi se mbante një pistoletë dhe nën këtë kërcënim, ai arriti të merrte paratë. Motivi i grabitjes ishte se ai kishte borxhe për shkak të lojërave të fatit që kishte kryer.

Tashmë çështja tani do të sillet para drejtësisë pasi dëshmia e 48-vjeçarit do t’i dërgohet Autoritetit Prokurorial kompetent për veprime të mëtejshme. Sa për paratë që ai i dorëzoi Departamentit të Policisë, ato do të depozitohen në Fondin e Depozitave dhe Kredive.