Një person i akuzuar për dy vjedhje të ndodhura në zonën e Kënetës në Durërs, si dhe në fshatin Pjeshkë, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme nga uniformat blu.
Rreth orës 22:00, u arrestua në flagrancë shtetasi M. M.,vjeç 48, banues në lagjen nr. 14 Durrës. Sipas policisë, rreth orës 18:00, ai është kapur në flagrancë në lagjen nr 17/1 Kënetë Durrës, duke vjedhur një grup (rubinetë) uji, në dyqanin e shtetasit F. M., vjeç 58.
Nga hetimet e kryera rezulton se më datë 18.11.2017, në fshatin Pjeshkë, Durrës, ka vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit E. H.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





