Vodhi në shtëpinë e vëllait, policia e zbulon dhe arreston autorin.
Ky rast ka ndodhur në Kavajë, ku policia ka vënë në pranga 29-vjeçarin A.Ll. banues në lagjen nr. 2.
Dyshohet se ai ka vjedhur në banesën e vëllait të tij, një celular dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





