Në Elbasan ështe  arrrestohet shtetasi me iniciale ( D.B , 42 vjeç) që ishte shpallur në kërkim nga policia e shtetit për akuzen e vjedhjes.

Ai dyshohet ta ketë vjedhur dhe më pas shitur një automjet të parkuar në firmën e përpunimit të betonit ku punonte si ekonomist .

Njofimi i Policisë:

DVP Elbasan

Vodhi një automjet, në parkingun e firmës ku punonte, dhe më pas e shiti atë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 42 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 09.01.2024, kur ka qenë i punësuar ekonomist në një firmë për përpunimin e betonit, ka vjedhur një automjet të parkuar në parkingun e kësaj firme dhe më pas e ka shitur atë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 40 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen H. B., banuese në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjerit, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.