Një 33-vjeçar në Elbasan u arrestua pasi nën kërcënimin e thikës vodhi disa produkte ushqimore në një supermarket dhe tentoi të largohej.
“Me marrjen e njoftimit se në një supermarket te rruga “Rinia” në lagjen “Aqif Pasha” policia shkoi në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. 33-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes është kapur nga forca e posamçe “Shqiponjat”, në afërsi të banesës së tij.”, njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.





