Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka vjedhur një telefon dhe një sasi parash, shtetasit E. M.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. P., 28 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi i ka vjedhur një telefon dhe një sasi parash, shtetasit E. M.”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





