Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg infermieren, Ronida Hysi, e cila i vodhi një sasi të caktuar parash, një pacienti që humbi jetën nga Covid-19.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg.

Infermierja 30-vjeçare me banim në Durrës u arrestua pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë.

Ajo u denoncua nga djali i pacientit që ndërroi jetë. Hetimi provoi se infermierja kishte terhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm përmes kartës së pacientit.

Ronida Hysa e ka nisur karrierën në spitalin e Durrësit dhe më pas është transferuar në Tiranë.