Policia e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi akuzohet se ka vjedhur pjesë të ndryshme të makinave të bllokuara në port.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin M. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në Port, Durrës, dyshohet se ka vjedhur pjesë të ndryshme të automjeteve të bllokuara.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





