Policia ka vënë në pranga një 20- vjeçare nga Shkodra, pasi akuzohet se ka vjedhur një portofolin e një vajze, në një qendër estetike.

K.Deda, u arrestua në flagrancë pasi gjatë ditës së djeshme, teksa ndodheshin në një parukeri në Tiranë, i ka vjedhur shtetases me iniciale A.M, 27 vjeç, banuese në Tiranë, portofolin ku kishte 15.000 lekë të reja, si dhe dokumenta identifikimi dhe karta banke.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të vjedhjes.