Një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga e policisë, pasi ka vjedhur disa produkte në një dyqan në Durrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasi A. I., 32 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një dyqan.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





