Policia e Durrësit ka arrestuar një 63-vjeçar pasi ka vjedhur disa produkte ushqimore, në banesën e shtetasit S. K
Gjithashtu, 63-vjeçari rezulton se ka vjedhur produkte të tjera ushqimore, në banesën e shtetasit Q. G..
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin S. K., 63 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin, pasi ka vjedhur disa produkte ushqimore, në banesën e shtetasit S. K. Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, më datë 15.07.2022, ka vjedhur produkte të tjera ushqimore, në banesën e shtetasit Q. G.”, thotë polica.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





