Gjatë natës në fshatin Stall Sukth, një shtetas ende i pa identifikuar ka vjedhur disa targa nga automjetet e parkuara para banesave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, po këqyrin kamerat me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





