Koreja e Veriut ka filluar testimin e vaksinën se saj anti-covid, e cila thuhet të jetë rezultat i informacioneve të vjedhura nga prodhuesit e ilaceve në perëndim.
Grabitja e të dhënave duhet se eshte realizuar nga një grup hakerësh që njihet ndryshe si Byroja 325. Kjo njesi operon nën mbikqyrjen e zyrës së përgjithshme të zbulimit, që urdhrat i merr direkt nga Komiteti Qendror. Edhe pse lideri i vendit të izoluar komunist, Kim Jong Un vazhdon të pretendojë se nuk ka asnjë rast me Covid 19 në Korenë e Veriut, duket se kërkuesit e saj e kanë prodhuar sakaq një vaksinë që ka nisur të testohet tek njerëzit. E përditshmja Daily NK me qendër në Seul citon burime që janë në njohuri të këtyre zhvillimeve në Penian, të pohojnë se vaksina Hermit Kingdom është në fazën e tretë të testimeve.
Të njëjtat burime thone se aktiviteti i hakerave të angazhuar me grabitjen e informacioneve mbi vaksinimin, kishte shkaktuar shqetësim në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Korenë e Jugut që vitin e kaluar. Ata theksojnë se koreano-veriorët nuk e kishin aftësinë ta krijonin vetë vaksinën, e përderisa lideri supreme kërkonte një prodhim të pavarur, I duhet te gjenin medoemos një mënyrë për të dhënë rezultat.