Kapet duke vjedhur në një palestër në qytet, arrestohet 26-vjeçari nga Durrësi.

Policia njofton se: “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur disa pajisje në një palestër.”

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u procedua penalisht shtetasi G. T., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.