Një tjetër shfaqje e Teatrit të Kukullave do të vijë në Durrës për vogëlushët.

Këtë herë, personazhi shumë i njohur dhe mjaft i dashur për më të vegjlit “Hirushja” do të vijë në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të dielën dhe të hënën (27-28 nëntor).

Në dy ditë, 4 shfaqje, për t’i dhënë mundësi sa më shumë fëmijëve dhe prindërve të tyre të argëtohen gjatë ditëve të pushimit.

“Një komedi satirë e cila shtjellon një ngjarje tejet të njohur nga fëmijet por sjellë në një mënyrë komike si nga gjuha ashtu edhe nga situatat në të cilat vendosen personazhet.

Hirushja, një vajzë e dlirë, e dashur dhe punëtore e cila vuan ligësinë e njerkës dhe thjeshtrave të saj, një Mbret i cili do me çdo kusht të martojë të birin dhe një Lolo i cili ka një porosi për të kryer.

Situata të shpejta, etyde komike, pak pluhur magjik dhe çdo gjë shkon në vend siç duhet të ishte”,– shkruhet në posterin prezantues të shfaqjes.

Për bileta dhe rezervime telefononi në numrin: 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯

𝘊̧𝘮𝘪𝘮𝘪 𝘪 𝘣𝘪𝘭𝘦𝘵𝘦̈𝘴 | 100 𝘓𝘦𝘬

👉 Orari i biletarisë 𝟬𝟵:𝟬𝟬 – 𝟭𝟮:𝟬𝟬 𝗱𝗵𝗲 𝟭𝟳:𝟯𝟬 – 𝟭𝟵:𝟬𝟬